Kaliforni, 2 shkurt, NOA - Ndryshimet e klimës po bëjnë që pemët të rriten më shpejt dhe trungjet e tyre të jenë më të trasha se zakonisht, gati dy herë nga sa kanë qenë dekada më parë. Ky fakt del nga një studim i kryer nga hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve "Smithsonian Tropical", drejtuar nga Geoffrey Parker dhe botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave "PNAS". Sipas tij, ndryshimi i klimës që ka shkaktuar efekti i ngrohjes globale shkakton zgjerimin e sezonit në rritje të pemëve dhe dhe se ato do të rritin vlefshmërinë e CO2 për zhvillimin e tyre.
Studimi në fjalë shqyrton gjerësinë e pemëve, mosha e të cilave shkon nga 5 deri 225 vjet.
Duke parë rritjen e tyre, studiuesit kanë vlerësuar se rreth 90% e këtyre pemëve, pa marrë parasysh moshën e tyre, u rritën më shpejt në periudhën e fundit, krahasuar me dekadat e mëparshme.
Në përgjithësi, kjo korrespondon me një rritje në peshë të drurit që marrim nga pemët. Sipas studiuesve, kjo shkaktohet nga "efekti dopingu" i pemëve, të cilin e shkakton ngrohja globale, që ka zgjatur gjatësinë e sezonit në rritje nga një javë në 7.8 ditë. Ndërkaq, shuma më e madhe e CO2 në atmosferë, i jep pemës një tepricë të energjisë për "pompë".
n.e/NOA