English

Stuhi 7 ballë në det, vdes shqiptari dhe dy grekë

Korith, 2 Shkurt NOA - Një i ri shqiptar dhe dy shtetas grekë kanë humbur jetën gjatë një stuhie 7 deri 8 ballë në det dhe trupat e tyre u gjetën sot pas kërkimeve të policisë bregdetare, informon korrespondenti i agjencisë NOA,

Viktimat janë Ilir Liçaj, 34 vjeç, shtetas shqiptar emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Korinth, Itali, Nikos Kargiotis, 60 vjeçar dhe Thanasis Nikolulias, 46 vjeçar, që të dy shtetas grekë nga zona e Korinthit.

Autoritetet thanë se tre peshkatarët janë mbytur dje kurse sot u gjet barka dhe kufomat e tre viktimave.

Mësohet se deit me fuqi shtatë ballë ka shkaktuar stuhi që sollën dhe vdekjen e tre burrave në Argoliko Kolpo pranë vendit të quajtur Irion.

Familjarët e viktimave që ju shihni në këtë foto, thanë se barka gomone i ishte marrë me qera në përdorim, shtetasit Irakli Logotheti për të peshkuar disa ditë në zonën e pasur me peshq, Argos Kolpo.

Tre peshkatarët ishin nisur nga porti i Tolus dy ditë më parë me varkën rreth 4.5 metra të gjatë.

Befas teksa gjendeshin pranë vendit të quajtur Vurlia, një stuhi detare i ka përfshirë duke bërë që ata të mos kthehen më dhe frymën e fundit ta mbajnë në ujërat e kripura të detit duke u shuar tragjikisht.

Kërkimet me "Super Puma" të policisë bregdetare dhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri, bëri që të gjendej gomonia e vdekjes dhe trupat e tre të ndjerëve të cilët u tërhoqën nga familjarët për t'i përcjellë në banesën e fundit.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE