English

USAID: Konstatojmë rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike

Tiranë, 2 Shkurt NOA - "Shqipëria ka arritur rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe në shkallën me të cilën ka penetruar sistemi i teknologjisë së Informacionit në administratën publike, por edhe në arsim".

Këtë evidentim ka bërë drejtori i ri i USAID në Tiranë, Joseph C. Williams, i cili u prit nga Kryeministri Sali Berisha në një me rastin e emërimit në këtë detyrë. Williams, ishte i shoqëruar nga znj. Deborah Jones, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të USAID në Shqipëri dhe mbështetjen e dhënë në disa sektorë thelbësorë për Shqipërinë dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe konsolidohet më tej edhe me z. Williams.

"USAID ka mbështetur reformat e Shqipërisë në ngritjen e një sistemi të Qeverisjes elektronike si Taksave elektronike, prokurimeve, regjistrimit të bizneseve, një reformë kjo shumë efikase në rritjen e transparencës dhe luftën ndaj Korrupsionit.

Duke i përmendur këto, kryeministri Berisha. u ndal dhe në mbështetjen që USAID ka dhënë për forcimin e kapaciteteve në qeverisjen lokale.

Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm, Kryeministri theksoi se në fokusin e qeverisë mbetet Lufta ndaj Korrupsionit në funksion të së cilës është ndërmarrë edhe Reforma e Moshës Digitale dhe për këtë kërkoi mbështetjen e USAID si edhe në rritjen e partneritetit Publik -Privat. Gjithashtu Kryeministri theksoi se prioritet madhor mbetet reforma në Shëndetësi, e cila do ta zbatohet me vendosmëri pavarësisht kostos që do të ketë kjo reformë.

e.n/NOA

KOMENTE