SHBA, 2 Shkurt NOA - Flitet shumë që gjatë rrugës me autoveturë duke folur me celularë njerëzit janë më të prirur për të kryer aksidente dhe për t'i shmangur duhet që ata të zëvendësohen me kufje ose komunikim me mikrofon të hapur.
Në një studim që është kryer nga kompanitë e sigurimit në SH.B.A ka rezultuar se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Ata kanë llogaritur sasinë e aksidenteve që kanë ndodhur në lidhje me të folurën gjatë rrugës, me makinë dhe kanë dalë në përfundimin se zëvendësimi i celularëve me kufje dhe me të folurën në mikrofon të hapur, nuk ndikon në aksidentet rrugore madje nuk përbën asnjë lloj ndryshimi.
r.b/NOA