Durrës, 3 shkurt NOA - Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi në orët e natës duke gdhirë dita e sotme, kurse autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrancë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike Spitallë - Shënavlash Durrës. Rejdi Furrxhi, 23 vjeçar lindur e banues në lagjen Nr.16 Durrës, në kohën kur drejtonte automjetin tip "Audi" me targa BA368 CE, është përplasur me automjetin tip "Ford Fiesta" me targa B34641 të drejtuar nga Gentian Bardhi, 29 vjeç, banues në Shënavlash Durrës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Gentian Bardhi ndërsa Rejdi Furrxhi dhe pasagjeri i tij S.M., ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
a.a/e.r/NOA