English

Berlini zyrtar: Asnjë argument nuk e justifikon bojkotin e PS

Tiranë, 3 Shkurt NOA - "Duke qenë se në sistemet demokratike, roli i parlamenteve është i një rëndësie tejet të madhe, sigurisht që nuk është një ide e mirë bojkotimi i parlamentit, nuk ka rëndësi se me çfarë argumentimi dhe sigurisht që kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet, edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm".

Ky është qëndrimi zyrtar që vjen nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert i cili i bëri pohimet sot në Tiranë në ceremoninë e hapjes së zyrës, së fondacionit gjerman "Konrad Adenauer" ku u ndodh së bashku me kryeministrin shqiptar Berisha.

Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari gjerman Lammert u ndal ndër të tjera, në momentin e bojkotit parlamentar që po kalon Shqipëria duke deklaruar se një parlament është platforma, apo forumi më i rëndësishëm demokratik që mund të ekzistojë në një sistem demokratik.

"Ndaj unë do të doja të shfrytëzoja rastin e hapjes së kësaj zyre, që të mund të mbështesja çdo lloj përpjekje për kapërcimin e të gjitha rezervave të mundshme, përplasjeve të mundshme në cilëndo lloj mënyre, në mënyrë që të garantohet funksioni kaq thelbësor i parlamentit", - theksoi z. Lammert.

e.r/NOA

KOMENTE