Napoli, 3 Shkurt NOA - Mbrojtësi Italian, Andrea Dosena është tepër i entuziansmuar për aventurën e tij të re tek ekipi i Napolit. Edhe pse ka pak kohë që ka ardhur në këtë ekip ai është ambjentuar me skuadrën dhe me tifozerinë e zjarrtë të qytetit ku tashmë ata zënë një pjesë të rëndësishme në zemrën e lojtarit.
Në një intervistë të lëshuar për mediat Italiane ai është shprehur i gatshëm për të qëndruar tek ky ekip për të gjithë karrierën e tij të mbetur.
"Ambjenti që ka ekipi i Napolit rrallëherë gjendet tek ekipet e tjera dhe jam tepër i lumtur që bëj pjesë në këtë skuadër", - ka deklaruar Dosena.
Ai po kalon një moment të mirë në karrierën e tij dhe është marrë në pyetje dhe për një prezantim të tij të mundshëm në përfaqësuesen Italiane, por lojtari nuk ka dashur të bëjë komente në lidhje me këtë çështje duke sqaruar se për momentin është i përqëndruar vetëm tek ekipi i tij, Napoli.
r.b/NOA