English Version Below
Tiranë, 3 Shkurt NOA - Kompania Eagle Mobile tashmë ofron tarifat më të mira në treg për thirrjet ndërkombëtare. Oferta më e fundit e lançuar nga kjo kompani e quajtur "Globi vjen në lagjen tënde" u mundëson të gjithë atyre që duan të flasin me të afërmit anekënd botës tarifat më të mira në treg.
Me këtë ofertë, abonentët flasin me tarifa prej 39 Lekë për minutë drejt gjithë operatorëve të shteteve fqinje dhe vetëm 45 Lekë për minutë drejt të gjitha shteteve të tjera të botës.
Çdo abonent Eagle i programeve individuale me parapagesë mund ta aktivizojë këtë ofertë duke dërguar një mesazh SMS në numrin 55111.
Abonenti do të informohet me anë të një SMS për aktivizimin e kësaj oferte. Regjistrimi në ofertë kushton vetëm 100 Lekë (pa TVSH).
Aktivizimi i saj mund të bëhet vetëm një herë në muaj, prandaj nëse përfituesi i ofertës do të dërgojë gabimisht SMS për vazhdimësinë e ofertës brenda 30 ditëshit, ai automatikisht do të njoftohet dhe nuk do të faturohet për këtë kërkesë.
Çdo përfitues i ofertës do të njoftohet me SMS rreth përfundimit të 30 ditëshit të ofertës dhe mundësisë të riaktivizimit duke dërguar një SMS tek 55111, ditëve të mbetura dhe data kur abonenti mund të riaktivizojë ofertën për të përfituar sërish tarifa të ulëta ndërkombëtare. Gjithashtu atij i mundësohet kontrolli i ditëve të mbetura në ofertë duke dërguar një SMS falas me tekstin BALANCE drejt 55111.
Eagle Mobile do të vazhdojë të sjellë risi në tregun shqiptar të telekomunikacionit duke ofruar më të mirën si në çmime ashtu dhe në teknologji.
e.r/NOA