Bejrut, 3 Shkurt NOA - Ish presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov, ka deklaruar se është një fans i presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Ai e ka pohuar këtë gjë në një konferencë për shtyp të dhënë në veri lindje të Bejrutit.
"Obama më pëlqen dhe zgjedhja e tij si president i SHBA nuk ishte thjesht një rastësi", - deklaroi Gorbaçov duke dhënë pëlqimin e tij në drejtim të presidentit Amerikan.
Krahas saj ai shtoi, - "edhe pse numri i popullaritetit të tij është në rënie kohët e fundit Obama po sjell një ndryshim në politikën amerikane, megjithëse ky proçes është tepër i vështirë".
Gorbaçov e mbylli këtë konferencë duke thënë se ndihet tepër i kënaqur për këtë ndryshim drejtimi të politikës së ndjekur nga Obama.
r.b/NOA