Torino, 3 Shkurt NOA - Është stërvitja e dytë gjatë kësaj jave për ekipin e Zakeronit në Vinovo. Këtë herë ai i ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të Felipe Melos dhe brazilianit Diego.
Të dy kanë bërë një stërvitje të veçuar ku respektivsht kanë punuar në palestër me ushtrime fizike.
Pjesa tjetër e skuadrës si fillim është marrë me stërvitje atletike ku më pas janë bërë dhe planet tekniko - taktike të ekipit.
Në këtë stërvitje u vu re dhe prezenca e dy lojtarëve nga ekipi i të rinjve të Juventus dhe bëhet fjalë pikërisht për Giandonato e Marrone, të cilët janë kthyer pas turneut të Viaregios.
Lajmi i mirë për Zakeronin ishte se Melo i cili doli për shkak të një dëmtimi në ndeshjen me Lazion nuk kishte asgjë serioze dhe do të jetë nën urdhrat e tij në ndeshjen e fundjavës me Livornon.
r.b.NOA