SH.B.A, 3 Shkurt NOA - Doktori personal i Michael Jackson, Conrad Murray, duket se ka ndërmend të dorëzohet në gjykatën e Amerikës brenda këtyre orëve duke qënë se ai është i inkriminuar në akuzën e vrasjes së pa qëllimshme.
Këtë gjë e konfirmon dhe siti "Tmz" në amerikë i cili thotë se do të ketë një arrestim të tij brenda 24 orëve, ndërsa "Cnn" bën të ditur se ky arrestim do të vijë brenda 48 orëve.
Dënimi i cili mund të jepet në drejtim të mjekut flitet se do të jetë me 4 vjet heqje lirie, por avokatët ligjorë të tij kanë hedhur çdo gjë poshtë duke thënë se ekziston një fashikull në favor të Murray.
Mjeku ishte i dyshuari kryesor që në fillim për vdekjen e yllit të popit dhe ishte pikërisht ai që i kishte dhënë këngëtarit dozat e Propofolit i cili, kishte një fuqi mjaft të madhe anestezie dhe përdorej vetëm në ambientet spitalore.
r.b/NOA