English

Milan, Ronaldinho paguan festimet e tij

Milano, 3 Shkurt NOA - Mediat Italiane kanë folur shumë në lidhje me festat e brazilianit Ronaldinho i cili së fundi duket se ka festuar tre netë rradhazi para ndeshjes së derbit në të cilën ai humbi dhe një penallti.

Pas kësaj Galiani drejtori i përfjithshëm i ekipit kuq e zi u mor në pyetje rreth kësaj çështjeje por nuk donte të bënte asnjë koment duke thënë se gjithçka mbetet në ambientet e klubit.

Pavarësisht nga deklarata e tij duket se klubi ka ndërmend që brazilianin ta bëjë të paguajë për këtë veprim. Duket se do të jetë një gjobë ajo që do të marrë Ronaldinho e cila do të shkojë në drejtim të fondacionit të klubit Milanist.

Gjithsesi edhe pse Ronaldinho po paguan për këtë festim të tre netëve festive ai do të mbetet një ndër pjesët kryesore të sulmit të Milanit.

r.b/NOA

KOMENTE