English

Ndryshime në pagesat për punën gjatë festave zyrtare

Tiranë, 3 Shkurt NOA - Qeveria miratoi sot disa ndryshime në vendimin e saj të 24 tetorit 2002, "për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore", për punën në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor.

Vendimi i sotëm që u miratua nga Këshilli i Ministrave erdhi me propozimin e Kryeministrit në mbështetje të Kushtetutës, ligjit "Statusi i nëpunësit civil", dhe të neneve 76-108, të ligjit "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë".

Si rregull, ditët e festave zyrtare janë ditë pushimi dhe punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në këto ditë.

Qeveria sot vendosi që kur festa zyrtare bie në ditët e punës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive është vendosur të punohet, puna e kryer ditën e festës zyrtare kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e ditës së punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.

Ndërkohë, kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pune dhe puna e kryer kompensohet me një shtesë page prej 25 për qind.

e.r/NOA

KOMENTE