Zelandë e Re, 3 Shkurt NOA - Një vajzë 19 vjeçare nga Zelanda e re ka shitur virgjërinë e saj nëpërmjet uebit ku ajo do të pranonte ofertën më të lartë në drejtim të saj.
Ofertat për të kanë qenë të shumta dhe bëhet fjalë për rreth 30 mijë persona të cilët kanë vizituar këtë faqe në të cilën vajza kishte vënë në shitje virgjërinë e saj në këmbim të parave me të cilat dotë paguante studimet e saj.
Vajza që ishte paraqitur me emrin "Unigirl" ka pranuar një ofertë e cila flet për një shumë prej 45 mijë dollarësh të Zelandë së Re të cilat janë rreth 22.935 euro.
"Unigirl" pas kësaj ofertë të pranuar është shprehur se nuk priste të ishin kaq shumë persona të cilët kanë bërë oferta dhe i falënderon të gjitha ata por ajo nuk ka pranuar që të merret në intervistë nga mediat e shumta të cilat kanë truar një interes të madh për vajzën.
r.b/NOA