English

Vjedhje dyqanesh në seri, kapet i kërkuari

Shkodër, 3 Shkurt NOA - Vjedhjet e vazhdueshme që kryente një 31-vjeçar, e kishin futur atë në listën "e zezë" policore dhe një urdhër ndalimi i nxjerrë për të nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, çoi forcat blu në një aksion për ta vënë në pranga.

Artan Ndreu, 31 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Ndoc Mazi", i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua në bazë të hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit të Krimit Kundër Pronës, në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

"Rezulton se Ndreu është bashkautor në vjedhjen me thyerje të një dyqani, ngjarje kjo e ndodhur më date 15.11.2009, në lagjen "Fahri Ramadani", të qytetit Shkodër, ku vlera e dëmit te shkaktuar është rreth 20.000 lekë të reja", - detajoi sot policia vendore.

Artan Ndreu është shpallur person në kërkim tre ditë më parë dhe sot policia komunikoi prangosjen e tij, për veprën penale të "Vjedhjes më shumë se një herë".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE