Bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë Florian Limonaj, 37 vjeç dhe Denis Smakaj 25 vjeç
Rimini, 3 Shkurt NOA - Policët kanë qenë në ndjekje të dy shqiptarëve të cilët kanë tentuar të grabisnin një vilë në të cilën kishin mundur të futeshin në brendësi të saj.
Duke mos arritur të gjenin atë çka kërkonin shqiptarët nga zhurma e krijuar tentuan të arratiseshin pasi dhe policia u vu në ndjekje të tyre.
Bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë Florian Limonaj, 37vjeç dhe Denis Smakaj 25 vjeç.
Ai që lajmëroi karabinierët ishte pikërisht pronari i vilës i cili arriti të shihte dy shqiptarët të cilët po largoheshin nga prona e tij private.
Menjëherë sapo erdhën në atë lagje karabinierët e rrethuan zonën dhe aty arritën të dallonin një makinë të ndezur në të cilën ndodheshin të dy djemtë të cilët me sa duket ishin përgatitur për një plaçkitje tjetër të një banese, por me të parë policët ata filluan arratinë e tyre.
Duke mos patur asnjë rrugë shpëtimi ata u hodhën në ujin e ftohtë të Ausa ku menduan se mund të largoheshin, por karabinierët i ndoqën duke u hedhur dhe ata e duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre. Shqiptari tjetër u arrestua nga tre karabinierët e tjerë të cilët ndodheshin në urën e asaj zone ku u bë dhe kapja e të riut.
Ditën e sotme pritet të jepet dhe vendimi në gjykatën e Riminit për sa i përket çështjeve të dy të rinjve shqiptarë.
r.b/NOA