English

Albano Carrisi në Tiranë, përzgjedh talentet te "Gjeniu i vogël"

Tiranë, 4 Shkurt NOA/ Milena Selimi - I mirënjohuri, Albano Carriso, do të jetë sërish në Tiranë, këtë herë në një surprizë për të gjithë talentet e vegjël dhe spektatorin në spektaklin "Gjeniu i vogël".

Këngëtari ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë format televiziv, duke qenë prezent në datën 6 shkurt, ku organizatorët premtojnë një gjithëpërfshirje të tij gjatë natës së spektaklit.

Këngëtari italian do të përzgjedhë katër prej këngëtarëve të vegjël, të cilët do të kenë fatin të këndojnë me Albano Carrisin.

Ky spektakël synon të përzgjedhë talentet e vegjël në fushën e muzikës, të cilët konkurrojnë përpara një jurie profesionistësh me emra si: Robert Radoja, Robert Aliaj, Nertila Koka etj.

Spektakli shfaqet çdo të shtunë në televizionin Klan, me skenar nga Pandi Laço dhe regji të Bledar Laços, nën udhëheqjen artistike të Adi Hilës. Spektakli drejtohet nga Suela Demiri.

m.s/n.g/NOA

KOMENTE