Tiranë, 4 shkurt, NOA - Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.
Takimi bëhet me dijeni se u zhvillua në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme, një ditë pasi kryeprokurorja u takua edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Duket se këto takime po realizohen edhe në kuadrin e një situate të rënduar politike, teksa pritet ulja në një tryezë të përbashkët mes liderëve politikë Rama dhe Berisha për zgjidhjen e krizës së krijuar muajt e fundit.Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha deklaroi se gjatë takimit të tij me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, kanë diskutuar mes tyre kryesisht për ligjin Antimafia.
Ky i fundit hyri vetëm para pak ditësh në fuqi, ndërsa parlamenti e ka kaluar atë me kundërshtimin e opozitës për nenet e tij, jashtë dyerve të legjislativit.
n.e/NOA