English

Deco jep dorëheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Angli, 4 Shkurt NOA - Lojtari i Çelsit mesfushori Deco, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen e tij nga përfaqësuesja portugeze në përfundim të botërorit të Afrikë e Jugut 2010.

Anderson Lua­s de Souza, ka lindur në Brazil dhe në vitin 2002 ai mori nënshtetësinë portugeze duke u bërë kështu një lojtar i kësaj përfaqësuese.

Në një intervistë të dhënë për një radio ai deklaroi, - " Pas botërorit do të jap dorëheqjen nga futbolli ndërkombëtar", - theksoi Deco.

Me sa duket ky vendim i marrë nga lojtari siç është shprehur dhe vetë ai vjen si rrjedhojë e moshës së tij dhe kjo është arsyeja kryesore për të cilën ai do të tërhiqet.

Deco në karrierën e tij ka koleksionuar plot 71 prezenca me përfaqësuesen portugeze dhe ka arritur të realizojë 5 gola për këtë ekip.

r.b/NOA

KOMENTE