Rrjeti shoqëror në internet "Facebook", sot mbushi gjashtë vjet dhe pasi lindi në mjedise studimore universitare, tani është i pranishëm në 180 vende të botës dhe ka 375 milionë shfrytëzues të regjistruar, të cilët komunikojnë në 70 gjuhë.
"Facebook" u krijua në Universitetin e Harvardit në vitin 2004. Përhapja e shpejtë e rrjetit u bë pas heqjes së kufizimeve në vitin 2006, kur në rrjetin filluan të kenë qasje edhe vendet tjera përveç SHBA-ve. Gjatë trazirave në Iran, për ngjarjet në këtë vend u transmetuan në botë përmes këtij rrjeti, megjithëse faqja ishte censuruar nga autoritetet iraniane.
Facebook ka punuar dhe për të mos u bërë pikënisje ngjarjesh tragjike. Para pak kohësh, një faqe interneti që kryente vetëvrasje virtuale si dhe profili i përdoruesve të kësaj faqeje është bllokuar nga kompania Facebook.
Gjithashtu kompania për siguri, është ç'regjistruar edhe nga lista e siteve që paraqesin rrezikshmëri.
Kështu "Suicidemachine.org" që ka si faqe "The Veb 2.0 Suicide Machine" ka anuluar të gjithë profilet "thithja e energjive" nga rrjetet sociale, si dhe ka fshirë të gjithë armiqtë virtualë.
Në këtë mënyrë, faqja e internetit Facebook do të jetë më pak e ngarkuar për përdoruesit e saj.
Ndërkohë, viti 2009 nuk ishte vit i mirë për gazetarët, siç thuhet në raportin e "Reporterëve pa Kufij".
"Kanë ardhur kohëra të këqija për lirinë e shtypit, thuhet në raportin e fundit të organizatës Reporterët pa Kufij. Bilanci i vitit 2009 përshkruan masat e dhunës së shtetit dhe kërcënimet që janë ndërmarrë ndaj gazetarëve në mbarë botën, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Anja Viohl ka përmbledhur raportin e seksionit gjerman të organizatës Reporterët pa Kufij.
"Në shumicën e rasteve kemi një tendencë negative, kemi parë se numri është shtuar gjithandej. Është shtuar numri i të vrarëve dhe rasteve të censurimit të mediave. Numri i vetëm i cili është zvogëluar është ai i arrestimeve."
Bloggerëve u kushtohet një vëmendje e posaçme edhe në vendet të cilat duan të kontrollojnë mediet e reja dhe të bëjnë presion ndaj tyre. Numri i të arrestuarve për shkak të shprehjes së mendimit në internet është rritur për 150 %, nga 78 në 151. Irani dhe Kina kanë marrë masa të veçanta.
"Kemi konstatuar se janë arrestuar shumë njerëz, vetëm pse kanë dërguar diçka përmes Facebook-ut ose kanë përhapur fotografitë e tyre përmes Facebook dhe Youtube. Ata nuk janë blogger në kuptimin e plotë të fjalës, por janë angazhuar gjatë protestave të fundit dhe kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Prandaj kemi vendosur që për këta të bëjmë një listë të posaçme."