Manchester, 4 Shkurt NOA - Një foto e bërë nga e ëma i ka shpëtuar jetën Jakobit të vogël 9 muajsh siç e dalloni dhe në një nga tre fotot që shoqërojnë këtë lajm.
Samantha Rouse, pasi kishte marrë një foto kuptoi se në sytë e djali të saj ishte diçka e pazakontë dhe se bebja e syrit të djathtë brenda ishte e bardhë.
Gruaja ka lajmëruar menjëherë mjekët të cilët, janë treguar skeptikë në fillim, por pas një ekzaminim të plotë kanë konfirmuar dyshimet e saj.
Fëmijë u diagnostikua në Spitalin " Hull Royal" (100 km larg Machesterit me Retinoblastoma, një sëmundje tumorale.
Kjo është një sëmundje shumë e rrallë që prek një fëmijë në 20 mijë të lindur, që shfaqet në vitet e para të jetës dhe tejkalohet në 95 për qind të rasteve nëse zbulohet shpejt.
Sipas mjekëve sëmundja po kalonte dhe në syrin e majtë.
Mjekët thanë se nga diagnostikimi i menjëhershëm fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe kurimin e syrit.
a.k/NOA