English

Haiti tronditet nga një tjetër tërmet prej 4.6 ballësh Rihter

Porto Prince, 4 shkurt, NOA - Një tjetër tërmet prej 4.6 ballësh e shkallës Rihter u regjistrua menjëherë pas mesnatën sipas orës lokale në Haiti (6 sipas orë sonë ). Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, ndërsa Shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port Prince, i shkatërruar nga tërmeti më 7 dhe 12 janar.

Nuk ka për momentin njoftime për dëmtime në njerëz.

a.k/NOA

KOMENTE