Tiranë, 4 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Erikland Jashkurri, lindur në Krastë të Matit dhe banues në Sauk të Vogël në kryeqytet. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe më pas e ka fyer e kërcënuar me anë të telefonit një bashkëmoshataren e tij. Në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar një aparat celular, një kuletë dhe 2 000 lekë.
Ndërkaq, materialet do t'i kalojnë prokurorisë për veprat penale të "Vjedhjes" dhe të "Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike", parashikuar nga nenet 134/1 dhe 275 të Kodit Penal.
n.e/NOA