English

Kosto e banesave, fiksohet 340 USD për metër katror

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Përmes një udhëzimi të veçantë, Këshilli i Ministrave njofton miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2010, e cila do të jetë në masën 34 668 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.

Qeveria thotë se udhëzimi u miratua në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, do të merret vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt.

Sipas udhëzimit, vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t'iu referuar zonave të afërta.

Në udhëzim përcaktohet se ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.

e.r/NOA

KOMENTE