Librazhd, 4 Shkurt NOA - Një grua mbeti e vrarë para pak minutash Librazhd si pasojë e një krimi në familje kurse autori i dyshuar, djali i saj - u zhduk nga vendngjarja dhe policia ka ngritur postblloqe në përpjekje për ta lokalizuar të dyshuarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Prevallë të rrethit Librazhd, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Autori i dyshuar i vrasjes është djali i të ndjerës, Haki Nishka 53 vjeç dhe ai e ka qëlluar të ëmën me një sëpatë duke e masakruar deri sa i mori jetën dhe më pas është zhdukur në drejtim të paditur.
a.k/r/bn/NOA