English

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s, diskutojnë për Afganistanin

Stamboll, 4 shkurt, NOA - Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të diskutojnë sot në një takim të posaçëm që do të mbahet në Stamboll të Turqisë për misionin e trupave të tyre në Afganistan, ku në qendër të takimit do të jetë rritja e kapaciteteve të Aleancës për aftësimin e forcave afgane të sigurisë. Nga ana e tij, kreu i NATO-s ka theksuar se Afganistani përballet me mungesa të theksuara në mesin e forcave policore, ku misioni i NATO-s në Afganistan numëron më pak se 100 ekipe trajnuese dhe janë në total 110 mijë forca ndërkombëtare.

I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i cili pas takimit, do të udhëtojë për në Mynih të Gjermanisë, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës evropiane dhe më gjerë.

Gjatë konferencës do të diskutohet mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe strategjinë dhe misionin e NATO-s.

n.e/NOA

KOMENTE