English

Norvegjia ofron ekspertizë teknike në parandalimin e përmbytjeve.

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha takoi sot një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, në përbërjen e të cilit ishte edhe Drejtori i Seksionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, z. Nils Ragnar Kamsvag.

Kamsvag shprehu vlerësimin e lartë për progresin e shpejtë dhe impresionues të Shqipërisë në vitet e fundit dhe kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai gjithashtu shprehu interesin e Norvegjisë për të patur marrëdhënie aktive me Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, ai vlerësoi arritjet dhe ofroi ekspertizë teknike në fushën e burimeve energjetike dhe parandalimin e përmbytjeve.

Kurse Berisha theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai shprehu kënaqësinë për praninë e kompanive norvegjeze me projekte të rëndësishme në energjetikë në Shqipëri, dhe inkurajoi që interesi i biznesit norvegjez të shtrihet edhe në burimet minerare, turizëm, e fusha të tjera me interes.

Në përfundim të takimit, palët shprehën vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen.

e.n/NOA

KOMENTE