English

Obama: SHBA do të fillojë të jetë më e ashpër me Kinën

Uashington, 4 shkurt, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin të jenë më të ashpër me Kinën në të ardhmen në mënyrë që ajo të sigurojë hapjen e tregut të saj për tregti me këtë vend. Një paralajmërim të tillë e ka bërë sot vetë presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë një takimi me senatorët e Partisë Demokratike. Konkretisht, bëhet me dijeni se Obama tha se do të siguronte që në të ardhmen Kina por edhe vende të tjera t'i përmbahen kushteve të marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, nëse ka marrëveshje për të cilat palët kanë rënë dakord, atëherë të dyja palët duhet t'i hapin tregjet e tyre.

"Ne e bëjmë këtë ndërkohë që ana tjetër vendos pengesa jo-tarifore, kjo atëherë paraqet probleme me të cilat duhet të ballafaqohemi. Prandaj ne kemi vendosur që të përpiqemi të jemi shumë më të ashpër ndaj zbatimit të kushteve të marrëveshjeve tregtare mes vendeve tona. Këtë do t'a bëjmë duke ushtruar presion të vazhdueshem mbi Kinën dhe vende të tjera në mënyre që t'i detyrojmë ato që të hapin tregjet e tyre në mënyrë reciproke", tha presidenti Obama lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE