English

OECD: Kina për 5-6 vjet kalon SHBA, do bëhet lidere ekonomike e botës

Uashington, 4 shkurt, NOA - Gjatë pesë apo shtatë viteve të ardhshme, Kina do të mund t'i tejkalojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket volumit të prodhimit industrial, duke u kthyer kështu në liderin ekonomik botëror të ardhshëm. Një fakt i tillë pohohet në raportin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kushtuar posaçërisht ecurisë së ekonomisë kineze. Në lidhje me një fakt të tillë, zv/sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Pier Carlo Padoan theksoi se "pakoja kolosale stimuluese" e qeverisë kineze ndihmoi ekonominë e këtij vendi, midis të parave në botë, të dalë nga kriza ekonomike globale.

"Për këtë arsye mund të pritet që në pesë deri shtatë vitet e ardhshme Kina të tejkalojë SHBA-në dhe do të marrë pozicionin e liderit sipas vëllimit të prodhimit industrial", tha Padoan. Në raport ndër të tjera, citohet edhe fakti sesi për tejkalimin e sfidave me të cilat do të ballafaqohet Kina gjatë zhvillimit të mëtejshëm, Pekini do të detyrohet që të rrisë konsumin social, të vazhdojë me reformat e sistemit financiar dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh të kursit të valutës kombëtare, juan.

n.e/NOA

KOMENTE