Fushë Krujë, 4 shkurt, NOA - Qëllon me armë zjarri automatike në ajër duke frikësuar qytetarët e ndodhur aty pranë dhe krijuar panik.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fushë Krujës ku Elion Maloku rreth 22 vjeç ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në ajër para Bar-Pastiçeri "Tali".
Sipas policisë së këtij qyteti është bërë i mundur ndalimi i Elion Malokut dhe është bllokuar dhe një armë zjarri automatik model 56.
Materialet për veprat penale të prishjes së qetësisë publike dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.