Tiranë, 4 Shkurt - Letonia e ka nxjerrë në ankand një garnizon të braktisur nga trupat ruse afro një dekadë më parë. Skrunda-1 ishte një nga komunitetet më sekrete të ndërtuara nga ish Bashkimi Sovjetik për të strehuar familjet e të punësuarve në bazën ushtarake apo uzinat shkencore.
Agjencia e privatizimit e Letonisë tha se 10 blloqet e apartamenteve, dy klube nate, një qendër tregtare, një foshnjore, kazerma dhe kompleksi i saunës, çmimin fillestar e kanë 300 mijë euro. Qyteza ishte ndërtuar në vitet e 1970-ta në afërsi të dy bazave të raketave antibalistike. /rfe/