Foto Update
Tiranë, 4 Shkurt NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi disa minuta më parë se në tryezë bisedimesh me kryeministrin dhe Presidentin, do të ulej vetëm nëse do të hidhej si opsion, hapja e kutive të votimit dhe theksoi se PS po përgatitet edhe për dialog edhe për protesta.
"Partia Socialiste nuk kërkon përmbysjen e rezultatit në tavolinë por transparencën për të nxjerrë në sytë e shqiptarëve çfarë ka në kutitë, vota, lista zgjedhësish etj", - tha Rama duke këmbëngulur se "nuk bëhet fjalë për ndryshimin e qeverisë por i sistemit elektoral".
Rama ilustroi me një shembull sipas tij se në një fshat, emri i të cilit nuk u përmend prej tij, janë deklaruar 500 vota kur as gjysma nuk kanë marrë pjesë në votim.
Këtu Rama tha se me evidentimin e këtyre shkeljeve, pas hetimit parlamentar të kutive të votimit, fjala i kalon drejtësisë.
e.r/NOA