English

Shënohet rekord botëror në shitjen e një skulpture

Londër, 4 Shkurt NOA - Një skulpturë e zviceranit Alberto Giacometti "Njeri që ecën", u shit nga shtëpia e ankandeve "Sotheby" për 74.2 milionë euro, duke thyer çmimin rekord botëror për një vepër arti të shitur në ankand.

Rekordi i mëparshëm botëror për një punë artistike shitur në ankand u mbajt nga një pikturë e Pablo Picassos, shitur për 66.3 milion euro në New York nga "Sotheby" në vitin 2004.

"Pas një gare në tetë minuta, të shpejtë dhe intensive, ndërmjet dhjetë blerësve të pranishëm, vepra është blerë me telefon nga një blerës anonim", ka thënë shtëpia e ankandit "Sotheby" në një komunikatë për shtyp.

Skulptura prej bronzi është shitur nga banka gjermane Commerzbank.

Lindur në Borgonovo (Zvicër, 1901-1966) pasi jetoi në Romë, Paris dhe Gjenevë, Giacometti u bë i famshëm për skulpturat e tij.

a.k/NOA

KOMENTE