English

Aferë korruptive e doganierëve grekë në pikëkalimet me Shqipërinë

Kakavijë, 5 Shkurt NOA - Doganierë grekë akuzohen nga policia për një skandal të madh korrupsioni në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë.

Sipas ndjekjes penale të ushtruar prej prokurorit të Janinës, dhjetë doganierë, pesë në Kakavi, katër në Tri Urat dhe një në Doganën Qendrore të Janinës, secili vetë dhe në bashkëveprim kanë lejuar kalimin e 16.000 kamionëve me indeksin "bosh" ose (-) që do të thotë janë kontrolluar, duke përfituar sasi të mëdha parash nga shoferët e kamionëve.

Nga këto 11.814 kalime të paligjshme ishin bërë në Tri Urat nga 27 shtatori i vitit 2008 dhe 4.780 në doganën e Kakavijës nga 2 shkurti i vitit 2006.

"Është e pakuptueshme komunikata e Policisë, nuk ka asnjë lidhje me realitetin" ishte reagimi i kryetarit të Unionit të Doganierëve të Greqisë Veriperëndimore cituar nga radio Dojçe Vele.

Nga ana tjetër, kryetari i Unionit të Doganierëve të Greqisë Veriperëndimore e cilësoi akuzën "tendencioze" për shkak të grevës 48-orëshe të doganierëve.

Ndërkohë, sipas policisë, ndjekja penale kundër doganierëve erdhi si rezultat i një investigimi disamujor të Shërbimit Antikorrupsion të policisë pas denoncimeve të para një viti.

KOMENTE