English

Aksion në Itali, kapen 100 kg kokainë të një organizate që drejtohej nga shqiptarë

Firence, 5 shkurt, NOA - Mbi 100 kilogramë kokainë u kapën gjatë një operacioni droge të kryer nga forcat italiane të "Guardia di Finanza" në qytetin Firence të vendit fqinj.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave përmes këtij aksioni u shpërbë një organizatë ndërkombëtare e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarë, shoqëruar me 32 arrestime.

Bëhet me dijeni se kjo organizatë vepronte kryesisht në qendër dhe veri të Italisë dhe aksioni për kapjen e krerëve të saj u krye në provincat e Firences, Pratos, Carraras, Brescias, Monzas, Modenas, Bergamos, Vicenzas dhe Romës.

Droga mbërrinte në Europës veriore dhe Spanjë duke nisur nga Italia dhe pasi të hidhej në treg, mësohet se kjo organizatë kriminale do të kishte një fitim prej 18 milionë eurosh.

n.e/NOA

KOMENTE