English

Dade i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua

Tiranë, 5 Shkurt NOA - Deputetja e Partisë e Socialiste Arta Dade doli sot para mediave për të përgënjeshtruar akuzat e Jozefina Topallit lidhur me "të pavërtetën për dorëzimin e automjetit në përdorim të deputetit".

"Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif për personalitete të Partisë Socialiste", - deklaroi Dade.

Ajo tha se kishte refuzuar më herët t'i përgjigjej "vulgaritetit të Jozefina Topallit që ofron model negativ në politikë" dhe sqaroi:

"Por rastet e përsëritura të shpifjes më detyrojnë që në respekt të opinionit publik të sqaroj se automjeti që unë kam patur në përdorim është dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shtator".

Kurse duke përfunduar vlerësoi se "Jozefina Topalli nuk mund të mbulojë me shpifje dhe mashtrime keqpërdorimin e fondeve të Kuvendit dhe abuzimin me pushtetin".

e.r/NOA

KOMENTE