English

Drucas në OKB: Nuk heqim dorë nga "linjat e kuqe" për emrin

Athinë, 5 shkurt, NOA - Zëvendës/shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas mbrëmë në Nju Jork është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Temë e përbashkët diskutimi në këtë takim ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë. Diplomati grek sërish ka theksuar se Greqia nuk heq dorë nga të ashtuquajturat "linja të kuqe" për emrin. "Pozicioni i Greqisë për çështjen e emrit është i qartë dhe i njohur mirë, ajo është linja kombëtare e kuqe të cilën PASOK-u e përfaqësonte edhe kur ishte në opozitë - emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm "Erga omnes", ka theksuar Drucas.

Drucas ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë ta kërkojnë zgjidhjen e kontestit të emrin përmes procesit që po zhvillohet me ndërjmetësimin e OKB-së.

Ndërkaq, Drucas në Nju Jork nuk do të takohet me ndërmjetësuesin e OKB-së në bisedimet për emrin, Metju Nimic.

NOA-INA

KOMENTE