Uashington, 5 shkurt, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të vizitojë Kosovën dhe një fakt të tillë ia konfirmuar vetë ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni gjatë një takimi në‘ Uashington, në kuadrin e ngjarjes tradicionale "Lutjet e mëngjesit". Bëhet me dijeni se bashkëbiseduesit kanë folur mes tyre për proceset në‘ Kosovë, njohjet e saj të reja, procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë‘ si dhe për hapat që duhet të merren për të çuar proceset në Kosovë edhe më përpara.
Nga ana tjetër, ministri Hyseni e ka shfrytëzuar këtë takim për ta njoftuar Klintonin mbi përpjekjet e mëdha që po bëhen për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.
Ka qenë konstatim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve, ministrit Hyseni dhe sekretares Clinton, se ka pasur arritje të shumta nëshumë plane dhe se duhet të vazhdohet me angazhime që ky përparim i bërë të çohet edhe më përpara.
n.e/NOA