English

Investitorë çekë i kërkojnë Berishës shtrirjen në Shqipëri

Kryeministri pret përfaqësues të grupeve çeke POWEREX, TESLA dhe REXIM

Tiranë, 5 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot përfaqësues të grupeve çeke POWEREX, TESLA dhe REXIM, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Pavel Ryvola. Grupi i paraqiti Kryeministrit propozime për projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë së rinovueshme, në depozita gazi, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, projekte ambientale në lidhje me përpunimin e mbetjeve urbane. Projekt-idetë shoqëroheshin edhe me skemën financiare, që konsistonte nga sektori privat, fonde financiare dhe nga Banka Çeke e Eksportit.

Përfaqësuesit e grupeve çeke thanë se performanca ekonomike e Shqipërisë në këto vitet e fundit edhe pse kohë krize botërore, mundësitë investuese që ofron vendi, klima shumë tërheqëse e investimeve bënë Bordin e Grupit të tyre të mendojë për të shtrirë investimet edhe në Shqipëri.

Ata thanë se grupi REXIM ka histori të suksesshme bashkëpunimi me biznesin dhe qeverinë shqiptare në fushën inxhinierike për prodhim energjie, në fushën e mbrojtjes për pajisje të ndryshme etj..

Kryeministri këtu u bëri një përmbledhje të mundësive investuese në fushat me interes për ta.

Ai theksoi se edhe në programin e qeverisë së tij janë shumë të rëndësishme forcimi i investimeve të huaja direkte dhe në bashkëpunim me investitorët vendas në fushat e mësipërme.

Berisha i garantoi për mbështetjen e qeverisë së tij dhe strukturave të saj, duke ofruar lehtësira dhe incentiva, sidomos në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme si nga dielli, era dhe biomasa.

"Projektet e përbashkëta, në bashkëpunim me kompani të tjera vendase apo të huaja, krijojnë mundësinë e ndërmarrjes së investimeve për vepra të përmasave të mëdha dhe Shqipëria e ka provuar që është e aftë dhe e zonja t'i ndërmarrë ato", - tha Berisha.

r.b/NOA

KOMENTE