Korçë, 5 shkurt, NOA - Prokuroria e Korçës ka nisur procedim penal ndaj tre personave nën akuzën e kryerjes së veprës penale të "Organizimit të Llotarive të palejuara", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare, duke saktësuar se të proceduarit janë Grenaldo Mançi, Julian Mançe dhe Feliks Zemalak, që të tre banues në qytetin e Korçës.
Kjo pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në mjediset e lokaleve të tyre iu janë gjetur aparate lojërash fati, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si edhe aksesorët e tyre gjithashtu të parregullta.
Këto mjete u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet përkatëse do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA