English

NATO, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë për Kosovën

Stamboll, 5 Shkurt NOA - Në Stamboll të Turqisë, mbrëmë, ka filluar takimi dyditësh i ministrave të NATO-s, në të cilin fokusi do të jetë shqyrtimi i operacioneve në Afganistan. Por, në takim, siç raporton agjencia DPA, pritet që sot të diskutohet edhe për Kosovën, duke pasur parasysh vendimin e 1 shkurtit për reduktimin e trupave në 10200 dhe të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa, deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë.

Për shkak të shpenzimeve të larta për misionin në Afganistan, Ministrat e Mbrojtjes të Natos kërkojnë një kurs strikt kursimesh.

Në mbledhjen e tyre në Stamboll, ata ndër të tjera vendosën që të reformojnë administratën.

Përveç kësaj 28 vendet anëtare duhet të paguajnë kontribute më të larta për të barazuar deficitin prej 720 milionë euro në buxhetin e NATO-s.

Për shumat që duhet të paguajë secili vend anëtar do të vendoset në fund të marsit. Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Gutenberg tha se është bërë e qartë që nuk duhet të humbasë shumë kohë.

Ushtarët në mision kanë të drejtë për mbrojtjen më të mirë të mundshme, tha Guttenbergu. /dw/rfe/

KOMENTE