Dade i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua
Tiranë, 5 Shkurt NOA - Administrata e Kuvendit, kërkon zyrtarisht që deputetët e Partisë Socialiste të dorëzojnë makinat pas përfundimit të mandateve të tyre si të zgjedhur nga populli.
Marlind Myftiu, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, doli sot para mediave me një qëndrim ku tha se në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 10.160, datë 15.10.2009, "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë", "u kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë".
Në këtë pikë ka ardhur "kërcënimi" i Myftiut: "Nëse ata do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre".
Në vijim të deklaratës, Myftiu tregoi se sot, një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim. "Duke besuar në respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre", - përfundon deklarata e Myftiut.
e.r/NOA
Si reagoi PS: Dade i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua