English

Parlamenti përgënjeshtron veten, pranon se Dade e dorëzoi makinën

Dade i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua

Parlamenti: Deputetët e PS të dorëzojnë makinat

Tiranë, 5 Shkurt NOA - Nëse disa orë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Marlind Myftiu deklaroi se deputetë të PS nuk i kanë dorëzuar makinat e shtetit dhe paralajmëroi se do të publikohen emrat e tyre, para pak minutash i njëjti doli me një tjetër deklaratë ku pohonte se si Dade dhe Braçe nuk i kishin më makinat e deputetit.

Duke marrë shkas nga deklaratat e deputetit Igli Cara dhe reagimi i zonjës Arta Dade, Sekretari i Përgjithshëm Marlind Myftiu paralajmëroi përmes një tjetër deklarate për shtyp se Administrata e Kuvendit, i kërkon ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë.

"Nëse ata do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre", - tha Myftiu duke konfirmuar se zonja Dade dhe zoti Braçe i kanë dorëzuar makinat e një i tretë gjithashtu e ka bërë këtë ditën e sotme.

Dade i kundërvihet Topallit: Mos shpif për mua

Parlamenti: Deputetët e PS të dorëzojnë makinat

KOMENTE