English

PS: Mandatet e deputetëve të PS nuk digjen

Tiranë, 5 Shkurt NOA - Mandatet nuk digjen por Partia Socialiste është e vendosur, që në përputhje të Rezolutës së Këshillit të Europës, të çojë deri në fund hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, do apo nuk do Sali Berisha.

Kështu deklaroi sot Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste duke replikuar me Partinë Demokratike dhe deputetin e saj Paloka.

"Ta harrojë Sali Berisha apo ndonjë tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike, se mandatet e deputetëve të opozitës mund të digjen. Këto mandate të Partisë Socialiste përfaqësojnë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, të një populli të tërë opozitar. Ndaj, jo vetëm Saliu, por askush nuk mund të luajë me to".

e.r/NOA

Si nisi reagimi: PD: Edi Rama kërkon përmbysjen e pushtetit me dhunë

KOMENTE