English

Qytetarë amerikanë akuzohen në Haiti për rrëmbim të fëmijëve

Port-au-Prince, 5 Shkurt NOA - Kundër dhjetë të arrestuarve amerikanë në Haiti është ngritur aktakuza për rrëmbim të fëmijëve.

Prokuroria në Port-au-Prince akuzon ata për lidhje me kriminelët gjatë përpjekjeve për nxjerrjen ilegale të fëmijëve jashtë shtetit të goditur rëndë nga katastrofa natyrore.

Ministri i Drejtësisë, Paul Denis, tha se procesi gjyqësor duhet të mbahet në Haiti.

Pesë burrat dhe pesë gratë, të krishterë baptistë nga Idaho u ndaluan javën e kaluar në kufirin me Republikën Dominikane.

Në autobuzin e tyre ndodheshin 33 fëmijë haitianë të moshës mes dy muaj dhe 14 vjet. - Ndërkohë numri i të vdekurve në Haiti nga tërmeti katastrofal është rritur në mbi 200 mijë.

Këto të dhëna i bëri të ditura kryeministri i Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Port-au-Prince, citohet radio Dojçe Vele.

e.r/NOA

KOMENTE