Gjermani, 5 Shkurt NOA - Edin Dzeko qendërsulmuesi i Wolfsburg ka qenë kërkesa primare e Milanit në merkaton e Janarit dhe do të vazhdojë të jetë e tillë dhe më tej. Oferta të cilën Milan i drejtoi ekipit gjerman ishte prej 20 milionë eurosh, e cila u refuzua nga klubi por tashmë duket se ajo do të ngrihet deri në 25 milionë euro.
Milani ka treguar një interes të vërtetë për lojtarin boshnjak dhe në këtë tratativë mund të futet dhe sulmuesi holandez, Huntelar i cili nuk po gjen shumë hapësira tek ekipi kuq e zi.
Wolfsburg e ka bërë të qartë çmimin për blerjen e lojtarit dhe ai është 40 milion euro një shumë e cila mund të paguhet nga ekipi Rus i Rubin Kazan i cili po kërkon të kthehet në nivele të larta dhe Dzeko është një ndër objektivët e tyre.
Por do të jetë mjaft e vështirë që Edin Dzeko të lërë Milanin për të shkuar tek klubi rus, kjo pasi ai e ka shprehur dëshirën e tij për të veshur fanellën kuq e zi dhe me shumë mundësi klubi gjerman i Wolfsburg në fund do të detyrohet të pranojë ofertën e Milanit e cila mund të jetë më e ulët se e Rusëve.
r.b/NOA