English

Vdes njeriu i fundit që fliste gjuhën "Bo", e lashtë 65 mijë vjet

Bengal, 5 shkurt, NOA - Ajo ishte personi i vetëm që fliste gjuhën e lashtë "Bo", një nga dhjetë gjuhët e popullit të Andamanesë së Madhe, vendasit e arkipelagut Andaman në Gjirin e Bengalit. Boa Sr, 85-vjeçare i mbijetoi cunamit të vitit 2004 dhe vdiq javën e kaluar, duke marrë me vete edhe gjuhën e saj.

Boa Sr ishte pasardhëse e një prej popujve më të lashtë të Tokës, të cilët 65.000 vjet më parë u vendosën në ishujt Andaman, tani pjesë e Indisë.

Kur britanikët kolonizuan ishujt në vitin 1858, banorët e Andamanesë së Madhe ishin të paktën 5.000, ku tani prej tyre mbijetojnë vetëm 52 dhe Boa ishte një prej tyre. "Ajo ishte e vetmja që fliste gjuhën Bo", ka thënë lidhur me një fakt të tillë, një gjuhëtar që e njihte këtë gjuhë.

n.e/NOA

KOMENTE