English

Dy vetë në sherr, zhvillojnë "betejën" e Mukjes

Krujë, 6 Shkurt NOA - Hyrja e dy vetëve në sherr ka bërë që batare krismash të shpërthejnë në Mukje kurse me mbërritjen e policisë, njëri prej të përfshirëve u mor nën mbrojtje kurse tjetri u shpall person në kërkim,

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mukje Krujë, ku pas një konflikti të çastit me shtetasin H.Z., në afërsi të banesës së tij, 38-vjeçarin e papunë Sajmir Çangu ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistolete.

Pas ngjarjes, Sajmir Çangu është larguar duke iu shmangur hetimit, por arratia nuk ka zgjatur shumë sepse mesditën e sotme policia konfirmoi arrestimin e 38-vjeçarit, lindur e banues në fshatin Nikël, rrethi Krujë.

Të dyshuarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale është bllokuar një armë zjarri tip pistoletë model 54 e cila mendohet të jetë përdorur nga 38-vjeçari.

e.r/NOA

KOMENTE