English

"Facebook" feston 6-vjetorin, numëron 400 milionë klientë

Uashington, 6 shkurt, NOA - Rrjeti social-komunikativ i internetit, "Facebook" përgatitet të shuajë qirinjtë e ditëlindjes së 6 të tij për të festuar momentin historik me 400 milion përdoruesit e tij aktualë. Themeluesi i këtij rrjeti, Mark Zuckerberg, ka pohuar me këtë rast se gjatë vitit 2009 është bërë një progres mbresëlënës, duke e bërë botën në këtë mënyrë sipas tij më të hapur dhe më të lidhur. "Ne kemi filluar gjashtë vjet më parë nga një dhomë e seminarit të Harvardit dhe tani ne duam të festojmë me 400 milionë abonentët tanë atë që kemi arritur në këto vite", tha ai.

Ndërkohë, është bërë me dijeni se do të hapet faqja e re e internetit dhe disa anëtarë kanë tashmë kanë rastin për të lundruar brenda saj.

Ndër ndryshimet kryesore është zgjerimi i menusë majtas, i projektuar për të lehtësuar zbulimin e përmbajtjes së botuar nga kontaktet, për qasjen në aplikacione dhe grupet favorite në një më të menjëhershëm etj.

n.e/NOA

KOMENTE