Los Angeles, 6 shkurt, NOA - Makina e Charlie Sheen e raportuar si e vjedhur nga shtëpia e tij është gjetur nga policia disa qindra metra poshtë një shkëmbi të premten në mëngjes. Sipas policisë nuk ka dëshmi se ishte dikush në makinë kur ajo ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Gjithashtu bëhet e ditur se një makine tjetër e tipit Bentley u gjet më pas të njëjtën rrugë të premten pasdite ku polica bën të ditur se tre makina të tjera janë vjedhur në atë zonë dhe po heton nëse incidentet ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
Zyrtari Wendy Reyes tha se policia mori një telefonatë urgjente rreth orës 4 pasdite nga një sistem OnStar-stil gatishmëri që bën thirrje zyrtarëve kur ka një problem në makinën e tyre.
Ndërsa zyrtari Brus Borihanh tha se në të njëtën kohë kishte telefonuar dhe Charlie Sheen për të raportuar vjedhjen e makinës së tij tip Benz-mercedes dhe se policia dhe zjarrëfikësit e kanë gjetur makinën 300-400 këmbët poshtë një shkëmbi, me kokë poshtë në luginë.
Ata kanë kontrolluar zonën në këmbë dhe me një helikopter me rreze infra të kuqe por nuk kanë gjetur asgjë në makinë apo rreth tyre dhe rasti është duke u trajtuar si një rast vjedhje, tha Borihanh.
Aktori dhe publicisti Stan Rosenfield konfirmoi se makina e Sheen's ishte raportuar e vjedhur por ai nuk kishte detaje mbi këtë ngjarje.
Zëdhënësi i policisë Richard French tha se disa orë pas gjetjes së makinës së Sheen's, Bently u gjet poshtë shkëmbit nga një fotograf disa blloqe larg shtëpisë së tij.
Më tej ai vazhdoi dukë thënë se nuk kanë informacione se makina e Sheen's është marrë nga i njëjti person ose grup që ka vjedhur makinat e tjera.
French tha se janë raportuar dhe tre raste makinash të vjedhura në të njëtën zonë brenda natës dhe se nuk ka pasur arrestime.
Charlie Sheen, 42-vjeç, ylli i komedisë "Two and a Half Men," është arrestuar pas një rrëmuje ditën e krishtlindjeve në shtëpinë e tij në Aspen. Sipas nje rrëfimi të një oficeri të policisë bëhet e ditur se bashkëshortja e aktorit ka thënë se ai po e kërcenonte me një thikë në dhomën e gjumit. Por Sheen's mohon të ketë kërcënuar gruan e tij i cili do të dalë të hënën para trupit gjykues me akuzën për dhunë në familje.
f.sh/noa